Hani i Elezit/General Jankovic

This map gives an indication of the most important concentrations of different minority communities in the municipality

hani-elezit2011

Array Shtyp Array

Të gjitha shifrat e paraqitura këtu bazohen në vlerësime të përafërta të Qeverisë Komunale


Informata të përgjithshme

Hani i Elezit është komunë që ndodhet në pjesën juglindore të Kosovës, në kufi me Kaçanikun në veri dhe Shkupin (IRJ e Maqedonisë) në jug. Që nga gushti i vitit 2008, Hanit të Elezit është komunë me të drejta të plota. Përpara ka qenë pjesë e Kaçanikut. Komuna ka gjithsej 10 fshatra, nga të cilat dy nuk janë të banuar. Popullsia vlerësohet të jetë 10000 banorë, dhe ka edhe një komunitet shumë të vogël të boshnjakëve (13 pjesëtarë). Sipas Komunës, ky komunitet është i integruar plotësisht në komunë.

Informata të rëndësishme për kontakt


Ueb-faqja e Komunës:  http://kk.rks-gov.net/hanielezit/
Telefoni i Komunës: 0290-385 112

Informata të rëndësishme për kontakt

Emri

Pozita

Përkatësia politike

Komuniteti

Informatat për kontakt

Rufki Suma

Kryetar i Komunës

LDK

Shqiptar

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
0290385100

Të dhënat demografike


Në këtë komunë jetojnë rreth 10000 njerëz, dhe një komunitet i vogël boshnjak jeton në fshatin Paldenicë. Nuk ka informata të sakta mbi ndryshimet demografike pas vitit 1999.
Statistika të sakta të popullsisë për Kosovën nuk janë në dispozicion. Shifrat e paraqitura këtu janë vlerësime të përafërta nga Zyra e Lokale e Komuniteteve, të krahasuara për kontroll me Profilet e Komunave, të nxjerra nga OSBE, dhe shoqëria civile. Për më shumë informata mbi Statistikat në Kosovë shtypni këtu

Statistikat e popullsisë

 

Shqiptarë

Serbë

Romë

Ashkali

Egjiptas

Boshnjakë

Turq

Të tjerë

Numri i përafërt i njerëzve

10.029

-

-

-

-

36

-

-

Përqindja

99,7%

       

0,3%

   

Përfaqësimi politik


Kryetari i komunës së Hanit të Elezit është përfaqësuesi i LDK-së Rufki Suma, i cili u zgjodh në raundin e dytë, me 53,13 për qind të votave. Koalicioni qeverisës përbëhet nga LDK dhe AAK. Sipas zyrtarëve komunalë, komunitetin boshnjak nuk është i përfaqësuar zyrtarisht organet zyrtare të komunës.

Rezultatet zgjedhjeve (Kuvendi Komunal)

Partitë dhe koalicionet

Nr. i votave

%

Nr. i ulëseve

Përfaqësimi i komuniteteve

LDK - LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

1.498

38,77

6

Shqiptar

PDK - PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

1.459

37,76

6

Shqiptar

AAK - ALEANCA PËR ARDHMËRIN E KOSOVËS

907

23,47

3

Shqiptar

GJITHSEJ

3.864

 

15

 

Siguria dhe liria e lëvizjes

Gjatë vitit të kaluar nuk janë raportuar incidente të lidhura me kërcënime të motivuara etnikisht, armiqësi ose dhunë. Komuna theksoi se komuniteti boshnjak është i integruar plotësisht në komunë dhe nuk i ka ndodhur ndonjë incident. Shërbimi Policor i Kosovës është institucioni kryesor përgjegjës për sigurinë dhe nuk ka pranuar asnjë ankesë nga banorët e komunës, të cilët ndjehen të sigurt për të lëvizur nëpër territorin e komunës. Përveç SHPK-së, komuna ka caktuar një komitet për sigurinë, i cila mban takime çdo muaj.

Arsimi

Objektet arsimore që veprojnë në këtë komunë fillojnë nga ato parashkollore deri në shkollimin e mesëm. Ka gjithsej tetë shkolla, të gjitha të organizuara në gjuhën shqipe. Komuniteti boshnjak merr pjesë në të njëjtat shkolla.

Numri i nxënësve të përfshirë në sistemin arsimor
 

Shqiptarë

Serbë

Romë

Ashkali

Egjiptas

Boshnjakë/Goranë

Turq

Të tjerë

2010

2.071

       

14

   

Njerëzit e punësuar në sistemin arsimor

 

Shqiptarë

Serbë

Romë

Ashkali

Egjiptas

Boshnjakë

Turq

Të tjerë

2010

237

             

Kthimi


Komuna ka deklaruar se nuk ka proces të kthimit.

Ekonomia

Burimi kryesor i të ardhurave në Hanin e Elezit janë ndërmarrjet publike dhe private.

Shkalla e papunësisë (përqindjet)

Komunitetet

Shqiptarë

Serbë

Romë

Ashkali

Egjiptas

Boshnjakë

Turq

Të tjerë

2010

66%

       

?

   

Numri i njerëzve të punësuar në sektorin publik

Komunitetet

Shqiptarë

Serbë

Romë

Ashkali

Egjiptas

Boshnjakë

Turq

Të tjerë

Numri i njerëzve

200

   

1

   

Qasja në kujdesin shëndetësor dhe në shërbime të tjera publike (Polici/Administratë/ndërmarrje publike/etj.)

Kujdesi shëndetësor

Shumica e pjesëtarëve të komuniteteve përdorin shërbimet e kujdesit shëndetësor në qendrën kryesore të Kujdesit Shëndetësor Familjar, ku nuk përballen me ndonjë problem sa i përket ofrimit të shërbimeve në gjuhën e tyre amtare.

Institucionet e tjera publike

Pjesëtarët e komuniteteve mund të marrin dokumentet e tyre në gjuhën e vet dhe nuk përballen me ndonjë problem për të komunikuar me institucionet zyrtare.